Situatë shumë delikate për Gennaro Gattuson tek Napoli i cili pritet të shkarkohet shumë shpejt nga drejtuesit e kësaj skuadre.
Mirëpo shkarkimin e tij mesa duket po e pret me shumë dëshira skuadra e Fiorentinës e cila është duke bërë gati stolin e saj për ish mesfushorin legjendar të kombëtares italiane.
Prandelli nuk po arrin pritshmëritë e caktuara nga drejtuesit e skuadrës Viola dhe ndarjes mes dy palëve po i vjen fundi më herët sesa që ishte menduar.
Gattuso është pikërisht trajneri që po kërkon skuadra nga Firence pasi më herët ishte lakuar edhe emri i Maurizio Sarrit mirëpo drejtuesit e klubit nuk ishin të bindur për të ndërmarrë një lëvizje të tillë.