AC Milan është duke e përcjellur me kujdes yllin në ngritje nga Rumania, Stefan Bodiesteanu, raporton kështu Calcio Mercato.
18 vjeçari ka mahnitur që të gjithë me paraqitjet e tija të bëra me skuadrën e Viitorul dhe në këtë mënyrë ka tërhequr edhe vëmendjen e AC Milan.
Kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2022 dhe për momentin Rossonerët janë favoritët për transferimin e tij që nuk pritet të kushtojë shumë për skuadrën e Piolit.