Joaquin Correa pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Inter synon transferimin e Joaquin Correas në merkaton e verës.
Argjentinasi ka qenë edhe më parë i lidhur me një transferim te Interi, ndërsa mediat italiane raportojnë se Neroaxurët kanë gati ofertën joshëse për Lazion.
Claudio Lotito e vlerëson Correan 40 milionë euro, ndërsa Inter do të ofrojë 15 milionë euro dhe kartonin e Andrea Pinamontit, por edhe kartonin e njërit prej dyshes Vecino-Gagliardini.
Lazio sipas të gjitha gjasave do ta pranojë ofertën, pasiqë Correa është i joshur nga ideja për të luajtur për Interin.