Interi dhe Lazio zhvillojnë njërën prej ndeshjeve kryesore të xhiros së 22-të në Serie A.
Neroaxurët kërkojnë kreun e tabelës pas humbjes së Milanit dhe me fitore eventuale do të jenë liderë në kampionat.
Në anën tjetër, Lacialët kërkojnë pikë të plota, pasi fitorja do t’i barazonte me Romën që ndodhet në pozitën e tretë në renditje.
Formacionet startuese:
Interi: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Lautaro Martinez, R Lukaku.
Lazio: Reina; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile.