Sot mediat italiane dhanë lajmin e bujshëm për një transferim të bujshëm të Romelu Lukakut tek Juventus ndërsa në anën e kundërt pritet që të vijë ylli i Juventusit, Paolo Dybala.
Massimiliano Nerozzi, një gazetar që punon për Corriere della Sera ka raportuar se një plan i tillë është gati të ndodhë me urdhër të drejtuesve të Juventusit.
Ky plan ekzistonte qysh prej kohës kur Lukaku ishte pjesë e Manchester United mirëpo atëherë kishte hezitim nga emra të ndryshëm tek Zonja e Vjetër mirëpo tashmë situata ka ndryshuar.
Mirëpo tashmë problemi qëndron tek pala e kundërt pasi Lukaku këtë sezon është njëri prej futbollistëve më në formë në Serie A dhe vështirë se do të këmbehet kokë më kokë me Paolo Dybalan.