Aymeric Laporte drejt transferimit në Serie A!
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Etihad në fund të sezonit.
Citizens e transferuan francezin për 65 milionë euro, mirëpo lëndimet e shumta kanë ndikuar në formën e tij, ndërsa me ardhjen e Ruben Dias, 26-vjeçari e ka humbur pozitën e titulluarit.
Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, interesim për Laporte ka shfaqur Milani dhe Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e tij.
Te Milan janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe e shohin francezin si përforcimin ideal.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja mund të arrihet me lehtësi.