Shkëmbim spektakolar: Leao në Camp Nou, ylli i Barcelonës në San Siro!

Sipas raportimeve të fundit, Barcelona synon transferimin e Rafael Leaos në merkaton e verës.

Në Camp Nou priten ndryshime të mëdha në verë, pasiqë klubi është në krizë rezultatesh, por edhe në krizë financiare.

Lionel Messi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona, ndërsa Blaugranët kanë piketuar Leaon si pasuesin ideal, pasiqë klubi nuk mund të transferojë ndonjë lojtarë më të shtrenjtë.

Milan kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë Leaon, mirëpo Barcelona është e gatshme tia ofrojë Rosonerëve kartonin e Francisco Trincaos.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja mund të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here