Inter është duke bërë gati objektivët e saj për merkaton e verës dhe tashmë ka bërë gati një goditje të dyfishtë nga skuadra e Udineses.
Bëhet fjalë për dyshen Juan Muso dhe Rodrigo De Paul që kanë qenë një ‘temë e nxehtë’ edhe gjatë verës së kaluar mirëpo asnjë skuadër nuk arriti që ti transferojë ata shkaku i krizës financiare.
Me një moshë tashmë relativisht të vjetër të Samir Handanovic, zikaltërit duhet që të transferojnë një tjetër emër për të siguruar të ardhmen e portës të tyre.
Rodrigo De Paul nga ana tjetër është një emër tejet i kërkuar në Itali ku për të vitin e kaluar shfaqën interesim të madh Juventus dhe Milan por që nuk arritën të ishin të suksesshëm.