Rosonerët kanë siguruar goditjen e parë për merkaton e verës edhe atë me parametra zero.
Sipas raportimeve të fundit, Milan ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Portos, Otavio.
Brazilianit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe interesimi për të nuk ka munguar aspak.
Mirëpo sipas raportimeve të fundit, Otavio ka pranuar ofertën e Milanit. Rosonerët i kanë ofruar kontratë deri në vitin 2025 dhe pagë prej 3 milionë eurove në sezon.
26-vjeçari e ka pranuar ofertën dhe zyrtarizimi pritet të ndodh javën që vjen.