AC Milan këtë verë ka mundësinë që të arrijë një goditje të madhe në merkato për një shifër prej vetëm 10 milionë eurosh.
Bëhet fjalë për brazilianin Douglas Costa i cili kërkon të shitet me çdo kusht nga Biankonerët gjatë kësaj vere për shkak të krizës ekonomike dhe 10 milionë euro duket një shifër që kënaqë Zonjën e Vjetër.
Edhe Jose Mourinho ka shfaqur interesim për blerjen e tij mirëpo Milan ka filluar të lëvizë gjërat konkretisht dhe është duke planifikuar ofertën për të gjatë kësaj vere.
Parashikohet shitja e Samu Castillejos në Spanjë gjatë kësaj vere për shkak se ky i fundit nuk bindi aspak këtë sezon dhe kështu ti hapet rruga blerjes së sulmuesit anësor brazilian.
Rossonerët po bëjnë gati gjithashtu një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon për të, shifër kjo që besohet të bindë brazilianin.