Para dhe ish ylli i Juves tek Inter, Romelu Lukaku larg Giuseppe Meazzas!

Për Interin problemet financiare këtë verë duket se do të jenë vetëm maja e ajsbergut pasi probleme më të mëdha janë duke lindur dita ditës pasi tashmë pas Romelu Lukaku në ndjekje është edhe skuadra e Bayern Munich.

I cilësuar si zëvëndësuesi ideal i Robert Lewandowskit, Karl-Heinz Rummenigge nuk e ka ndërmend të kursehet për ta sjellë belgun në Allianz Arena.

Mësohet se bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë një shifër prej 60 milionë eurosh për të plus shërbimet e ish yllit të Juventusit, Kingsley Coman.

Coman do të ishte një futbollist i rëndësishëm për Conten mirëpo Lukaku mbetet futbollisti kryesor i kësaj skuadre edhe pse kriza ekonomike do të detyrojë Interin këtë verë për vendime të dhimbshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here