Në muajt e ardhshëm priten vendime të dhimbshme nga drejtuesit e skuadrës së Milanit në raport me futbollistët e saj.
Njëri ndër ta është edhe Alessio Romagnoli i cili mund të largohet këtë verë dhe Mino Raiola nuk është duke e pritur mëshirën e kuqezinjëve dhe menjëherë ka filluar lëvizjet në merkato.
Nga ana tjetër Barcelona është duke kërkuar pikërisht ndonjë qendër mbrojtës për sezonin e ardhshëm dhe italiani mund të jetë emri që po kërkon skuadra e Koeman.
Akoma nuk dihet nëse ai do të rinovojë me Rossonerët por nëse një marrëveshje nuk arrihet atëherë ai do të jetë i volitshëm për katalansit dhe paga prej 3.5 milionë eurosh në sezon nuk është aspak problem për Blaugranat.