Chelsea në ndjekje të Tchouameni!

Mesfushori ka debutuar në Ligue 1 për herë të parë në moshën 18 vjeçare.

Chelsea është shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e mesfushorit defenziv të skuadrës së Monaco, Aurelien Tchouameni, raporton ESPN.

Francezi këtë sezon ka zhvilluar gjithsej 26 takime me Monacon duke e ndihmuar shumë këtë skuadër në luftën për titull.

Tchouameni e ka stabilizuar veten si njëri prej mesfushorëve më të spikatur në Ligue 1 dhe gjatë kësaj vere Chelsea me siguri që nuk do të jetë e vetme në garën për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here