Neymar Junior po mungon prej disa kohësh te PSG për shkak dëmtimi, me kampionët e Francës që nuk e kishin në dispozicion yllin e tyre as në Champions League në përballjen ndaj Barcelonës.
Në lidhje me gjendjen e brazilianit, ka folur së fundmi trajneri i ekipit Pochettino, i cili ka dhënë edhe lajmin e madh për të gjithë tifozët.
Numri një i stolit të PSG është shprehur se rikuperimi i Neymar po ecën shumë mirë dhe braziliani pritet të rikthehet që në këtë fundjavë në dispozicion të tij.
“Rikuperimi i Neymar po ecën mirë, por ende mbetet për t’u vlerësuar, ashtu edhe si lojtarët e tjerëë të dëmtuar. Jemi të kënaqur me progresin se si po ecën Neymar dhe nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, ai do të jetë me ekipin këtë fundjavë”, përfundoi Pochettino.