Inter dhe Napoli kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.
Lorenzo Insigne është tema kryesore ditët e fundit në mediat italiane, pas shpërthimit në ndeshjen Napoli-Sassuolo.
Insigne i ofendoi lojtarët, pasiqë Napoli pranoi gol në minutat e fundit dhe ndeshja përfundoi 3-3.
Pas këtij veprimit Insigne pritet të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe interesim për të ka shfaqur Interi.
Mediat italiane raportojnë se Neroaxurët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Napolit kartonin e Stefano Sensit, pasiqë ky i fundit nuk bën pjesë në planet e Contes.
Inter dhe Napoli do të nisin bisedimet së shpejti, ndërsa marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.