Mbrojtësi i skuadrës së Atalantas, Robin Gosens është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për trajnerin e skuadrës së Manchester Cityt, Pep Guardiola, raporton kështu Calcio Mercato.
Liderët e Premier League po bëhen gati për të bërë një ofertë për transferimn e 26 vjeçarit i cili ka qenë i lidhur gjithashtu edhe me emrat e Juventusit dhe Interit.
Gosens gjatë këtij sezoni ka marrë pjesë në 21 ndeshje për skuadrën e Atalantas duke shënuar gjithashtu edhe 9 gola.