Paris Saint Germain padyshim që është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e Lorenzo Pellegrinit, raporton kështu Calcio Mercato.
24 vjeçari ka një kontratë që do të skadojë vitin e ardhshëm dhe momentalisht Giallorossët janë duke hasur në vështirësi për të rinovuar me të duke e bërë kështu të mundshëm një largim gjatë kësaj vere.
Pellegrini ka një klauzolë të largimit me një vlerë prej rreth 25 milionë euro dhe këtë shifër kampionët e Ligue 1 janë në gjendje që ta paguajnë menjëherë nëse futbollisti kërkon largimin nga kryeqyteti italian.