Conte ka gjetur zëvëndësuesin e Lukakut!

Trajneri Antonio Conte në mënyrë të papritur ka gjetur emrin që do të ndihmojë skuadrën e tij në sulm dhe në këtë mënyrë të largojë Romelu Lukakun.

Bëhet fjalë për Adolf Hulian Gaicha i cili është i lindur në vitin 1999 në Cordoba të Argjentinës dhe prej janarit tashmë është pjesë e skuadrën italiane të Beneventos.

Talenti i gjatë 194cm dhe me një peshë prej 94 kg tek skuadra italiane erdhi nga skuadra ruse e CSKA Moscow dhe ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Argjentinasi me rrënjë gjermane nuk e gjeti veten në Rusi dhe tashmë Conte ka mundësinë për transferimin e tij gjatë kësaj vere për një shifër prej 11 milionë eurosh në rast se Benevento nuk dëshiron shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here