Pep Guardiola nuk e ka ndërmend që të kursehet as këtë verë gjatë merkatos pasi tashmë ka një kërkesë për drejtuesit e Citizens për transferimin e yllit të Interit, Milan Skriniar.
Skriniar ka gjetur formën e tij të mëhershme dhe është shndërruar në një emër të rëndësishëm për Antonio Conten mirëpo Pep Guardiola nuk e ka ndërmend që të dorëzohet në këtë garë.
Tekniku spanjoll për Skriniar ka planifikuar vendin e Eric Garcias i cili këtë verë do të rikthehet tek ish skuadra e tij, Barcelona.
City është duke bërë gati një ofertë për sllovakun që arrin vlerën e 42-45 milionë eurosh, një pjesë e kësaj shifre do të vijë në formë të bonuseve.