Inter është duke kërkuar shitjen e mesfushorit të saj, Arturo Vidal gjatë kësaj vere, të paktën ky është lajmi që ka raportuar e përditshmja italiane Calcio Mercato.
Klubi brazilian i Flamengos ka shfaqur interesim për transferimin e kilianit dhe Inter nuk e ka ndërmend që të pengojë aspak atë pasi nuk bën pjesë në planet e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Vidal këtë sezon ka qenë pjesë e vetëm 11 ndeshjeve në Serie A duke mos e bërë kështu një futbollist që ka një vlerë të madhe për Antonio Conten.