Diego Costa vazhdon të mbetet pa klub pas largimit nga Atletico Madrid.
Mediat italiane, raportojnë se 32-vjeçari sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën tek në Serie A.
Costa ka marrë një ofertë nga Benfica, mirëpo spanjolli është duke pritur ofertat nga Milan dhe Juventus, pasiqë gjigantët italian kanë nisur bisedimet me agjentin e tij.
Milan dhe Juventus janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe e shohin Costan si një përforcim të mirë, pasiqë mund ta transferojnë me parametra zero.
Ofertë zyrtare ende nuk ka, mirëpo fakti që Costa po pret ofertat e gjigantëve italian tregon dëshirën e tij për të luajtur në Serie A.