Porto e shokoi Juventusin dhe tifozat e Biankonerëve. Skuadra e Sergio Conceiçao e eleminoi Zonjën e Vjetër nga Liga e Kampionëve.
Coinceicao ka luajtur në Itali për Lazion, Interin dhe Parman, ndërsa me këtë rezultat portugezi duket se ia ka siguruar vetes rikthimin në Serie A.
Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, nuk është i kënaqur me Prandellin dhe ka kontaktuar Conceicaon për ta transferuar në Firence.
Conceicao është i hapur për ta marrë drejtimin e Fiorentinës dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.