Njëri prej futbollistëve më të pafat gjatë këtij sezoni shkaku i dëmtimeve është padyshim Christian Pulisic i Chelseas.
Me ditë të tëra mediat angleze po flasin për një transferim të tij të mundshëm në Serie A ku interesim për të kanë shfaqur skuadrat e Interit dhe Juventusit.
22 vjeçari pritet të largohet këtë verë nga skuadra londineze për shkak se nuk bën pjesë aspak në planet e trajnerit gjerman Thomas Tuchel.
Mirëpo amerikani nuk do të jetë i vetmi që pritet të vijë në Serie A pasi edhe Timo Werner është një emër shumë i pëlqyer nga dy gjigantët e Serie A.
Chelsea pritet të lërë të largohen këtë dyshe në mënyrë që të mbledhë fondet e mjaftueshme për të transferuar Erling Haaland nga Borussia Dortmund.