Marrëveshja drejt arritjes, Suning gjen partnerin e ri

Lajm i bujshëm nga Italia, Inter me aksionarë të rinjë.

Fortress e ka seriozisht për Interin. Duke përfituar nga ngërçi në negociatat me BC Partners, gjigandi amerikan i investimeve përshpejton për të gjetur një marrëveshje me Zhang.

Në pjatë, një ofertë financimi për 250 milion euro, e ndarë në dy këste (150 menjëherë dhe 100 në një kohë më vonë), në sajë të së cilës Fortress do të bëhej aksioner së bashku me Suning.

Marrëveshja, raporton Il Sole 24 Ore, mund të mbyllet në fund të muajit, edhe nëse Suning nuk i ka mbyllur bisedimet me Bain dhe PIF, fonde të tjera të interesuara në klubin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here