Juventus këtë verë do ti thotë lamtumirë shumë futbollistëve që kanë kontratën në fund dhe atyre me paga shumë të larta pasi një periudhë e re me talente është duke filluar.
Një Juventus i ri dhe më pak i kushtueshëm është duke u krijuar.
Siç raporton Tuttosport, qëllimi i Agnellit është që të blejë disa futbollistë me parametra 0 dhe ndonjë tjetër me çmim të lirë pasi qëllimi është që të ulë koston e çmendur të pagave.
Ndërsa lista e largimit duket shumë e gjatë dhe fillon me emra si Cristiano Ronaldo, Paolo Dybala, Leonardo Bonucci, Alex Sandro, Federico Bernardeschi, Aaron Ramsey.