Angel Di Maria ka rinovuar për një sezon tjetër me Paris Saint-Germain.
“El Fideo” – deri para disa orësh në skadimin e kontratës – ka vendosur të zgjasë martesën e tij me parizienët deri më 30 qershor 2022 me një mundësi për një vit tjetër.
Më 6 gusht, ai u shit për 63 milionë euro nga Manchester United te Paris Saint-Germain me të cilin nënshkroi një kontratë katër-vjeçare.