Paris Saint Germain mesa duket kanë humbur shpresat tek futbollisti i tyre, Soumaila Coulibaly dhe tashmë i ka lënë derën hapur skuadrës së Borussia Dortmund për të arritur një marrëveshje me adoleshentin.
17 vjeçari ka kohë që është një objektiv i rëndësishëm për Borussia Dortmund por prej lëndimit të tij të rëndë në gju atëherë edhe interesimi i gjermanëve u ul paksa.
Mirëpo tashmë Sky Germany ka raportuar që ka ardhur koha që mes palëve të arrihet një marrëveshje përfundimtare.