Robin Gosens largohet nga Atalanta, mirëpo jo nga Serie A!
Mbrojtësi i Atalantas, Robin Gosens është njëri nga mbrojtësit më në formë për momentin.
Gjermani ka luajtur 34 ndeshje këtë sezon, ka realizuar dhjetë gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Falë paraqitjeve mbreslënëse, Gosens ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.
Calcio Mercato, raporton se Juventus do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit në merkaton e verës.
Biankonerët e shohin Gosensin si përforcimin ideal për krahun e majtë dhe janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro.
Gosens ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2022 dhe klubi nga Bergamo do të jetë i detyruar ta pranojë ofertën e Juventusit, pasiqë rrezikojnë ta humbasin atë me kosto zero.