Goli i Pogbas vendimtar, United mposht Milanin dhe kualifikohet në çerekfinale

Manchester United feston në Itali, teksa ka siguruar kualifikimin për në çerekfinalet e Europa League, pasi ka mposhtur me shifrat 0-1 Milanin.

Ka mjaftuar një gol i Paul Pogba në fillimin e pjesës së dytë për t’i dhënë kualifikimin “Djajve” që kishin barazuar 1-1 në ndeshjen e parë.

Ndeshja nisi mjaft e luftuar nga të dy ekipet, me United që pati rastin e parë me James.

Milan u kundërpërgjigj me dy mundësi mjaft të mira para fundit të pjesës së parë, por nuk arriti të shënonte, me fraksionin e parë që u mbyll 0-0.

Në fillimin e pjesës së dytë Solskjaer largoi Rashford për Paul Pogba. Pikërisht francezi, vetëm 3 minuta pasi kishte zbritur në fushë ndëshkoi Donnarummën pas një paqartësie të Milanit në mbrojtje me Meite.

Një gol i rëndë nga United që duket se i dha një shok psikologjik Milanit, me kuqezinjtë që nuk arritën të reagonin dhe ishin të pafuqishëm për të ndryshuar diçka. Kështu, gjithçka u mbyll dhe Manchester United siguroi kalimin në çerekfinale, duke eliminuar Milanin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here