Super shkëmbim, Milik rikthehet në Serie A

Arkadiusz Milik përsëri në Serie A!

Sulmuesi i Marseille, Milik sipas të gjitha gjasave në verë do të rikthehet në Itali.

Marseille renditet në pozitën e pestë në Ligue 1 me 11 pikë më pak se vendi i katërt dhe kualifikimi në Champions për momentin është larg.

Sulmuesi 27-vjeçar është i huazuar te Marseille dhe klubi francez nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes.

Calcio Mercato, raporton se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi dhe Neroaxurët madje kanë gati ofertën për Napoletanët.

Inter synon tia ofrojë Napolit kartonin Matias Vecinos në këmbim të Milik dhe një shumë simbolike parash prej 5 milionë eurove.

Napoli sipas të gjitha gjasave do ta pranojë ofertën, pasiqë Milik nuk bën pjesë në planet e klubit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here