Mesfushori i Interit, Matias Vecino është shndërruar në një objektiv për skuadrën e West Ham, të paktën kështu raportoi sot Calcio Mercato.
29 vjeçari këtë verë pritet të jetë i disponueshëm për tu shitur dhe për një shifër prej 8 milionë eurosh me Hammers që janë të gatshëm të hidhen në sulm për shërbimet e tij.
Vecino gjatë këtij sezoni me Interin ka zhvilluar vetëm 2 paraqitje duke e bërë kështu qëndrimin e tij tek kjo skuadër thjesht në një humbje kohe.