Paris Saint Germain ka identifikuar sulmuesin e skuadrës së Lyon, Memphis Depay si një objektiv të rëndësishëm gjatë kësaj vere, raporton kështu Le Parisien.
27 vjeçari do të jetë një futbollist i lirë gjatë kësaj vere pasi kontrata e tij aktuale skadon dhe nuk e ka ndërmend të rinovojë më me skuadrën franceze.
Barcelona është përmendur si skuadra më e mundshme ku holandezi mund ta vazhdojë kontratën e tij por tashmë edhe PSG nuk është një skuadër që duhet të nënçmohet.