Maurizio Sarri ka vendosur që ti marrë parasysh të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtim të tij pasi është duke përgatitur rikthimin në Serie A për sezonin 2021-2022, raporton kështu Calcio Mercato.
Skuadrat e Fiorentinës dhe Napolit kanë shfaqur interesimin më të madh për transferimin e tij, trajner i cili këtë sezon e kaloi duke pushuar pas shkarkimit verën e kaluar nga Zonja e Vjetër.