E ardhmja e Gigio Donnarummas vijon të jetë në pikëpyetje, pasi portieri ende nuk ka rinovuar kontratën me Milanin dhe largimi nuk përjashtohet si mundësi.
Drejtuesit e Milanit duket se i kanë marrë të gjitha parasysh dhe kanë menduar për pasuesin.
Sipas “L’Equipe”, Milani ka vendosur nën shënjestër portierin Mike Maignan. Ky i fundit mbron portën e Lille dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.
Maignan pëlqehet shumë nga drejtori Massara, i cili e ndjek prej kohësh francezin. Portieri është pjesë e Lille që nga viti 2015, kohë kur u largua nga PSG për vetëm 1 milion euro.
Kështu, në rast se Donnarumma vendos të mos rinovojë me Milanin, kuqezinjtë e kanë gati pasuesin.