Shkëmbimi i vitit: Bastoni tek Juve, ylli Biankoner tek Interi!

Juventus dhe Inter janë duke synuar arritjen e një marrëveshjeje të jashtëzakonshme për shkëmbimin e dy futbollistëve në mes tyre.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e zikaltërve, Alessandro Bastoni dhe mbrojtësin e Zonjës së Vjetër, Merih Demiral të cilët mund të shkëmbehen kokë më kokë.

Agnelli është në kërkim të një pasuesi të denjë për Giorgio Chiellinin dhe ylli i zikaltërve duket emri i duhur për të marrë këtë detyrë.

Demiral është një talent i madh mirëpo problemet fizike që ka pasur këtë sezon kanë krijuar shumë dyshime tek bordi drejtues i Zonjës së Vjetër.

Bastoni nga ana tjetër po kalon një sezon përrallor nën drejtimin e Contes dhe këtë verë Andrea Agnelli është gati për sakrifica të mëdha për ta sjellë atë në Torino dhe mund të shfrytëzojë krizën e thellë ekonomike të Interit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here