Me 16 gola këtë sezon dhe me një mesatare prej 1 goli për çdo 61 minuta, Luis Muriel është ndoshta surpriza më e madhe në Serie A gjatë këtij sezoni.
Kolumbiani tashmë mesa duket e ka konsoliduar pozitën e vet nën drejtimin e trajnerit Gian Piero Gasperini.
Ky edhe pritet të jetë dhurata që do ti bëjë Interi Antonio Contes në rast të fitimit të Serie A-së dhe do të jetë padyshim partneri ideal i Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinezit.
Atalanata nuk ka asnjë qëllim që ta ndalojë largimin e tij mirëpo ka vënë një çmim prej 30 milionë eurosh për shërbimet e tij.
Pronarët kinezë janë të gatshëm për një investim të tillë nëse titulli i Scudettos do të vijë në Milano.