Chelsea po shikon të ardhmen e saj kah Italia.
Kjo pasi trajneri Thomas Tuchel po tenton transferimin e Romelu Lukaku ose të Andrea Belottit gjatë kësaj vere.
Siç raporton e përditshmja angleze, The Sun ka deklaruar që Blutë e Londrës këtë verë do të tentojnë të sjellin në Stamford Bridge dyshen e Serie A.
Belotti tashmë publikisht ka deklaruar që dëshiron një transferim tek ndonjë skuadër e madhe europiane për të konkuruar në kompeticionet europiane.
Kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe Torino tashmë ka mundësinë për të shitur atë pasi vitin e ardhshëm ai mund të largohet me parametra 0.