Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Leipzig do të nxjerr në shitje yjet e skuadrës dhe Inter synon të përfitojë nga kjo mundësi.
Edhe pse klubi është në probleme financiare, Neroaxurët janë të bindur se do ta zgjidhin këtë problem deri në merkato.
Emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Beppe Marottas, është mbrojtësi i Leipzig, Tyler Adams.
22-vjeçari ka luajtur 32 ndeshje këtë sezon, ka realizuar një gol dhe ka bërë një asistim.
Adams mund të luaj nga krahu i djathtë në mbrojtje dhe në mesfushë, por edhe në qendër të mesfushës, prandaj Marotta e sheh si një përforcim ideal për skuadrën.
Amerikani ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa Inter do të duhet të paguaj 30 milionë euro për kartonin e tij.