Milan është e gatshme që gjatë kësaj vere të sigurojë përfundimisht shërbimet e Sandro Tonalit, raporton e përditshmja italiane Calcio Mercato.
Rossonerët e kanë ndërmend që të blejnë shërbimet e 20 vjeçarit nga Brescia për një shifër prej 25 milionë eurosh duke përfshirë edhe bonuse të tjera.
Tonali ka marrë pjesë në 33 ndeshje për skuadrën e Milanit gjatë këtij sezoni por akoma nuk ka arritur që të shënojë golin e parë me këtë fanelë.