Juventus është duke punuar që ta çojë në fund një shkëmbim të mundshëm në mes të Paolo Dybalas dhe Paul Pogbas por tashmë një tjetër shkëmbim është duke u paramenduar.
Adrien Rabiot dhe Donny van de Beek janë dyshja e rradhës që është duke u punuar për tu shkëmbyer njëri me tjetrin.
Kjo marrëveshje duket e arritshme duke shikuar situatën që po kalojnë të dy futbollistët tek skuadrat e tyre respektive.
Holandezi nuk ka shkëlqyer aspak tek Djajtë e Kuq dhe vetëm një largim mund ta shpëtojë atë nga kriza që është duke kaluar.
Ndërkohë që Adrien Rabiot ka pasur ulje-ngritjet e tij por tashmë ka ardhur koha për largimin e tij pasi francezi nuk bën pjesë më në planet e Biankonerëve.