Josip Ilicic këtë verë pritet të largohet nga skuadra e Atalantas dhe interesim për të ka filluar të shfaqet Milan me anë të Ricky Massaras.
Pas problemeve që kishte me Papu Gomez, tani trajneri Gian Piero Gasperini nuk gëzon aspak marrëdhënie të mira me Josip Ilicic.
Kjo pritet ti kushtojë shtrenjtë skuadrës nga Bergamo pasi slloveni nuk e ka ndërmend që të qëndrojë më shumë në këtë skuadër.
Massara kishte tentuar transferimin e tij qysh prej kohës kur ishte tek skuadra e Romës.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është ai i Hakan Calhanoglu i cili mund të largohet këtë verë dhe në këtë mënyrë do të krijonte një boshllëk të madhe në mesfushën kuqezi.