Gati goditja e parë: Inter transferon mbrojtësin e La Ligas për 15 milionë euro

Inter ka gjetur zgjidhjen për krahun e majtë të mbrojtjes në Spanjë.

Beppe Marotta ka filluar të punojë për merkaton e verës dhe ka piketuar përforcimin e parë.

Aleksandar Kolarov nuk ka arritur të bind aspak dhe në fund të sezonit do të largohet nga Interi.

Zgjidhjen për krahun e majtë Neroaxurët e kanë gjetur te Sevilla dhe bëhet fjalë për Marcos Acuna.

Acuna po bën një sezon mjaftë të mirë te Sevilla. Argjentinasi ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë tre asistime.

Inter do tia ofrojë Sevillas kartonin e Dalber dhe 15 milionë euro në këmbim të Acunas.

Sevilla pritet ta pranojë ofertën e Neroaxurëve, pasiqë do të përfitojnë dyfishin e parave që kanë shpenzuar për ta blerë Acunan nga Sportingu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here