Nuk ka qetësi: Laporta kërkon yllin e Interit!

Lajmet e fundit që vijnë nga Interi janë paksa shqetësuese për shkak se bëhet fjalë për rikthimin e interesimit të Barcelonës për shërbimet e Lautaro Martinez.

Siç raporton Corriere dello Sport, deri në fund të qershorit Interi duhet që të bëjë një shitje të madhe për të ulur borxhin me një shifër prej 130 milionë eurosh.

Laporta duket mëse i vendosur për një blerje të tillë për shkak se kërkon të bindë Leo Messin që të qëndrojë në Camp Nou.

Në këtë mënyrë Barcelona është e gatshme që të ofrojë 50 milionë euro dhe shërbimet e Antoine Griezmann, ofertë kjo që mund të tundojë Interin e cila gjendet në një krizë të thellë financiare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here