Juventus është duke bërë gati një ofertë prej 40 milionë eurosh për yllin e Sassuolos, Manuel Locatelli.
Zonja e Vjetër është duke diskutuar mundësinë për transferimin e mesfushorit italian, raporton Goal Italy.
Skuadra e Roberto De Zerbit është duke kërkuar një shumë prej 40 milionë eurosh për të lënë të lirë ish talentin e Milanit.
Biankonerët në këto negociata mund të përdorin emrat e Gianluca Frabotta dhe Nicola Fagioli për të ulur çmimin e tij.