20 milionë euro për shitjen e Haaland? – Reagon Raiola në Twitter

    “20 milionë euro për vete, po aq për babanë e futbollistit, plus 30 milionë si bonus nënshkrimi për Haaland. Pra, një total prej 70 milionë euro komisione, plus qëndrimin e Messit dhe koston e kartonit të kërkuar nga Borussia Dortmund”. Sipas mediave spanjolle, kjo ishte kërkesa e bërë nga Mino Raiola në takimin e së enjtes së kaluar me drejtuesit e Barcelonës, për ta sjellë talentin norvegjez në “Camp Nou”.

    Një lajm i quajtur i rremë nga vetë agjenti italo-holandez, i cili në Twitter postoi një video-kolazh të shkurtër të artikujve iberikë, ku fjala “fake” përsëritet disa herë e mbivendosur.

    “Fake news udhëton shpejt dhe larg”, – shton Raiola në fushën e duhur, të përdorur si mbishkrim. Në fund të fundit, në Spanjë ka nga ata që i kishin konsideruar jashtë çdo logjike të tregut të tilla kërkesa, në një moment historik si ky i tanishmi, me një krizë financiare të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit në të gjitha gjerësitë gjeografike. Sidoqoftë, këto kërkesa hipotetike janë përgënjeshtruar prej vetë agjentit të njohur.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here