E bujshme: Calhanoglu largohet nga Milani, por jo nga Italia!

Sky Sport ka lëshuar bombën, Hakan Calhanoglu te rivalët e Rosonerëve.

Hakan Calhanoglu dhe Milan nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Agjenti i turkut ka kërkuar 5 milionë euro në sezon dhe bonuse, ndërsa Milan ka ofruar vetëm 4 milionë euro.

Calhanoglut i skadon kontrata në qershor dhe interesimi për të është shumë i madh.

Sipas Sky Sport, rivalët e përjteshëm të Milanit, Juventus kërkojn të përfitojë nga kjo situatë dhe do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e mesfushorit turk.

Biankonerët janë të gatshëm ti ofrojnë pagë prej 7 milionë eurove në sezon për ta bindur Calhanoglut që t’i bashkohet atyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here