Formacionet zyrtare: Manchester City – Borussia Dortmund

Pep Guardiola ka bërë pesë ndryshime në formacionin e Manchester City-t që mposhtir 2-0 Leicester në Premier League të shtunën.

John Stones, Joao Cancelo, Ilkay Gundogan, Phil Foden dhe Bernardo Silva janë kthyer në formacionin titullar. Raheem Sterling, Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus do ta nisin ndeshjen nga stoli.

Terzic ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë të riut Ansgar Knauff. Kjo do të jetë hera e parë si titullar për 19-vjeçarin, i cili deri tani ka luajtur vetëm 7 minuta në Champions League dhe 37 minuta në total në Bundesliga.

Knauff do të mbështesë në sulm Haaland dhe Reus.

Formacionet zyrtare

MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Walker, Ruben Dias, Stones; Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Bernardo Silva, Foden, Mahrez.

BORUSSIA DORTMUND (4-3-3): Hitz; Morey, Hummels, Akanji, Guerreiro; Dahoud, Emre Can, Bellingham; Knauff, Haaland, Reus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here