Juventus e ka për qëllim që të blindojë qendër mbrojtësin e saj, Matthijs De Ligt.
Zonja e Vjetër është shumë e vetëdijshme për interesimin e madh të skuadrave europiane për të dhe për këtë arsye ka vendosur që ti vërë një klauzolë holandezit.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Juventus po bën gati një klauzolë prej 150 milionë eurosh për 21 vjeçarin.
Me këtë shifër Agnelli synon që të mbajë larg Barcelonën e cila ëndërron për transferimin e tij por me një shifër të tillë vështirë se do të ketë ndonjë skuadër që mund të investojë një shumë të tillë.