Juventus është në udhëkryq sa i përket vendimit për të ardhmen e stolit të skuadrës.
Mirëpo lëvizje interesante janë duke ndodhur në merkato për shkak se Andrea Agnelli raportohet se është takuar me Massimiliano Allegrin.
La Gazzetta dello Sport raporton që një takim është zhvilluar në mes të presidentit të Zonjës së Vjetër dhe Allegrit i cili mund të marrë drejtimin e stolit të Juventusit.
Marrëdhëniet mes të dyve janë të shkëlqyera dhe Allegri pritet të rikthehet në Torino si synim kryesor për të fituar Champions League.
Pirlo pritet që të mbyllë këtë sezon dhe gjatë kësaj vere me shumë mundësi do të shkarkohet për shkak të paaftësisë që të triumfojë edhe në Serie A.