Kërkesa e Cristiano Ronaldos për përforcime në repartin e sulmit duket se do të plotësohet nga drejtuesit e skuadrës.
Tuttosport publikoi një hulumtim të saj ku ka cekur sesi Juventusi po bëhet gati për një rikthim të Moise Kean në skuadër mirëpo edhe për blerjen e Mauro Icardit nga PSG.
Paratë priten që të mblidhen nga largimet e disa futbollistëve ku më të përfolurit janë Aaron Ramsey dhe Merih Demiral.
Për Kean ky do të jetë një rikthim pasi më herët kishte veshur fanelën e Zonjës së Vjetër mirëpo nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij dhe u largua tek Tottenham.